spot_img
Saturday, February 22, 2025
spot_img

Skandaloze dhe e tmerrshme ZHVENDOSJA E POPULLSISË SË GAZËS…?!

Shkruan: Prof. Binak Maxharraj

Me ardhjen e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, shumëkush, gazeta dhe agjenci theksuan se ai është një njeri i paparashikueshëm. Sapo u ul në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, ai nënshkroi shumë dekrete në lidhje me qeverisjen e tij dhe shtetin më të madh në botë, duke përcaktuar mënyrën se si do të vepronte gjatë mandatit të tij katërvjeçar.

Njëri nga këto dekrete, mjaft diskutabil, ishte edhe zhvendosja e popullsisë milionëshe nga Gaza në disa shtete të tjera të rajonit, por edhe më larg, në shenjë të rindërtimit të saj. Sipas SHBA-ve, ato po marrin përgjegjësinë për rindërtimin e Gazës. Kjo, në dukje, është një gjë e mrekullueshme nga SHBA-të për rindërtimin e Gazës.

Por këtu shtrohet një pyetje me rëndësi imediate: “Pse është e domosdoshme zhvendosja e një popullsie milionëshe nga Gaza, nga atdheu dhe vendi i tyre, kur ata mund të sistemohen diku tjetër brenda asaj zone derisa të rindërtohet Gaza?”

Marco Rubio, Sekretari i SHBA-ve, theksoi se propozimi i presidentit do të jetë i përkohshëm, përderisa të ndërtohet Gaza. Një propozim i tillë u kundërshtua ashpër nga Kombet e Bashkuara dhe shumë liderë arabë. Po ashtu, këtë ide e kundërshtuan edhe Gjermania, Franca, Britania e Madhe, etj. Ndërsa vetëm Izraeli e mirëpriti këtë ide, duke theksuar se “popullit të Gazës duhet t’i lejohet të gëzojë lirinë e daljes dhe emigrimit.”

Kjo do të kishte kuptim nëse do të bëhej në mënyrë të natyrshme, sepse të gjithë popujt e botës lëvizin lirshëm nga një vend në tjetrin aty ku mendojnë se do të jetojnë më mirë.

Mirëpo, derisa Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se kjo zhvendosje do të jetë e përkohshme, të martën, vetë Presidenti Donald Trump e demantoi atë, duke deklaruar se zhvendosja do të jetë e përhershme. Ky qëndrim kontradiktor e ngatërron edhe më tepër këtë çështje.

Pra, kjo është “nyja e Gordit”, që askush nuk po mund ta zgjidhë, madje as Amerika, për rrafsh 77 vjet. Dhe për shkak të kësaj, luftërat atje vazhdojnë deri në ditët e sotme.

Kjo është skandaloze dhe e tmerrshme, kur një popull milionësh detyrohet të zhvendoset nga tokat dhe vatrat e tyre. Kjo do të sjellë gjak, vaj dhe lot. Historia ka shumë shembuj të popujve që janë zhvendosur dhunshëm nga vendet e tyre në vende të tjera, duke pësuar pasoja psikologjike dhe trauma të mëdha.

Megjithatë, ky plan ende mbetet vetëm një ide në letër, pasi nuk janë dhënë detaje të tjera mbi mënyrën e zbatimit të tij. Historikisht dihet se për 77 vjet janë zhvilluar luftëra të vazhdueshme midis Izraelit dhe palestinezëve. Janë bërë plane dhe marrëveshje të ndryshme, bile edhe nga SHBA-të, për një marrëveshje pajtimi midis Izraelit dhe palestinezëve, por asnjëherë nuk është gjetur një zgjidhje pajtuese midis tyre. Përkundër këtyre përpjekjeve, luftërat vazhdojnë ende sot.

Kam shpresën që administrata e Donald Trump të arrijë një marrëveshje pajtuese midis Izraelit dhe Palestinës, e cila do të bazohej në njohjen reciproke të ekzistencës së këtyre dy shteteve, ashtu siç i ka vendosur Zoti në atë territor, në mënyrë që më në fund të jetojnë të lumtur dhe në fqinjësi të mirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit