Kjo është gjendja e mjerueshme e një autoambulance në Vushtrri, e cila dikur ishte dhuruar me zemër nga një bashkatdhetar për t’i shërbyer qytetarëve.
Qytetari Abedin Morina ka dërguar këto pamje te GazetaKosova.info, duke denoncuar keqmenaxhimin skandaloz të kësaj autoambulance nga institucionet komunale.
Në vend që të ruhej dhe të vihej në funksion, autoambulanca sot është e braktisur dhe është kthyer në një deponi gomash – një pasqyrë e qartë e qeverisjes së dështuar të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe Drejtorit të Shëndetësisë, Lorik Maxhuni.
Ku është llogaridhënia? Ku është përgjegjësia?
Shkrimi i plotë:
Keqqeverisja e Ferit Idrizit s’ka të ndalur.
Tash e tri vite, PDK në Vushtrri e ka dëshmuar që qeveris mbrapsht. Për këto tri vite qeverisje, Ferit Idrizi dhe kabineti i tij kanë dëshmuar se dinë të prodhojnë vetëm skandale.
Po i ndaj këto fotografi të kësaj autoambulance, e cila tashmë është shndërruar në një deponi gomash nga keqqeverisja e Drejtorit të Shëndetësisë, Lorik Maxhuni, dhe eprorit të tij.
Në qeverisjen e kaluar, falë punës së mirë të asaj kohe, ishte arritur të merrej donacion kjo autoambulancë nga një bashkatdhetar vullnetmirë, i cili me shumë kënaqësi e dhuroi për t’u shërbyer qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë.
Çfarë ndodhi pak vite më vonë është për keqardhje. Në vend që qeverisja komunale, me në krye Ferit Idrizin, ta rregullonte dhe ta rikthente në funksion, këta të fundit e panë më të arsyeshme të blinin autoambulanca të tjera me çmime marramendëse, sepse aty ju doli diçka “kapak”.
I kërkoj falje donatorit, sepse nuk është ndjenjë e mirë të shohësh mundin dhe djersën tënde në këtë gjendje. Por ja që ky qytet udhëhiqet nga njerëz të paditur, të pangopur dhe arrogantë.
MARRE.