Rumania ka fituar me rezultat 3:0 ndaj Kosovës gjatë të premte së kaluar në mbrëmje në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në xhiron e parë të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve,
“Tre lojtarë të rëndësishëm, përfshirë yllin Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe portierin Aro Muric, u përjashtuan nga skuadra për shkelje të rregullave të vendosura nga trajneri Franco Foda”, shkruan mediumi rumun “Sport.ro”.
Sipas mediumi kroat “Sportske Jutarnji’, lojtarët kanë ndenjur deri në orën dy të mëngjesit në një lokal në Prishtinë.
“Kjo nuk ishte hera e parë që tre futbollistët bëjnë një sjellje të tillë, por këtë herë ngjarja doli në dritë dhe shkaktoi reagime të ashpra nga drejtuesit”, shkruan më tej.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dyshohet se i ka kërcënuar drejtpërdrejt lojtarët: “Do t’ju thyej këmbët! Do të të shkatërroj karrierën!”, ka shkruar edhe media spanjolle “Marca”.
Kjo deklaratë është konfirmuar nga një prej futbollistëve, në anonimitet,.
Ademi u përpoq të mbrojë vendimin e tij dhe deklaroi se duhet të respektohen rregullat dhe se përjashtimi i lojtarëve ishte plotësisht i justifikuar.
“Duhen respektuar rregullat. Është shumë e rëndësishme që kombëtarja të respektohet. Vendimin për përjashtimin e ka marrë selektori dhe Federata e mbështet”, tha Ademi, në një konferencë për media.
“Pas përjashtimit të tyre, Kosova fitoi 4:0 ndaj Qipros.
Rasti tani është në duart e Federatës së Futbollit të Kosovës nëse do të vendosen sanksione të mëtejshme për tre lojtarët”, ka shkruar media rumune.