spot_img
spot_img
Sunday, February 2, 2025
spot_img
spot_img

Skandal në Holandë: Kundërshtarët e Van Persie luajtën me 12 lojtarë në fushë

Klubi holandez i Heerenveen me trajner Robin Van Persien u mposht nga klubi i Fortuna Sittard, sepse këta të fundit kishin 12 lojtarë në fushë.

Gjyqtari nuk vuri re që një nga lojtarët e Fortunas nuk u largua nga fusha gjatë një zëvendësimi dhe me një avantazh numerik, Fortuna shënoi nga këndi në minutën e 90-të për 2-2.

Në ndeshjen në shtëpi ndaj Sittardit, skuadra e ish-sulmuesit të Arsenalit kryesoi për një kohë të gjatë me rezultat 2-1. Por, pak para fundit, Heerenveen pranoi golin e barazimit nga ekipi që luajti me 12 lojtarë në fushë.

spot_img

E, për Van Persien kjo që ndodhi ishte thjeshtë absurde.

“Normalisht nuk flas kurrë me arbitrat dhe i lë gjithmonë të bëjnë punën e tyre, por si mund të ndodh që ata të luajnë me 12 lojtarë. Kjo është e paimagjinueshme dhe absurde”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit