Wednesday, July 23, 2025
spot_img

Situata e sigurisë| Admirali amerikan dhe komandanti i KFOR-it i shkojnë në zyre Kurtit

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali amerikan Stuart B.Munsch, gjatë vizitës së tij në Kosovë, të martën ka pasur takime edhe në objektin e Qeverisë.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, njoftoi më herët gjatë ditës për një takim të Munschit me gjeneralmajorin e KFOR-it Oezgkan Ulutashin.

Sipas njoftimit, ata diskutuan për sigurinë në Kosovë dhe mbështetjen e procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Pasditen e së martës, të dy zyrtarët janë fotografuar nga KOHA duke dalë nga objekti i Qeverisë.

Nuk ka pasur paralajmërime për takime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit