Aktori i mirënjohur, Simon Tanushi ka reaguar ndaj mediave për shkak të rastit tronditës që ndodhi sonte në Prishtinë, ku është gjetur i vdekur vëllai i këngëtarit Viktor Palokaj, Mentori, shkruan GazetaKosova.net
Mediat sonte raportuan se Mentori ka vdekur nga mbidoza, e kjo bëri që Tanushi të jetë kritik ndaj tyre.
Sipas tij, kjo që kanë shkruar mediat nuk qëndron.
Ai për Mentorin ka shkruar fjalë të mira, duke e cilësuar të dashur për krejt Prishtinën.
Më poshtë reagimi i plotë:
Mentori asht kane djali ma i miri i Prishtines!
E ka dasht krejt Prishtina, sepse asht kane shok per secilin edhe djal i zoti!
Nuk kam njoft njeri qe ka shoqni ma shume.
Ka punu fort!
Mbi te gjitha asht kane djal sportist. Prandaj lajmet qe po qarkullojne neper portale, me tituj “bombastik” se gjaja ka vdeke nga mbi doza… lajme te pa konfirmume, nuk qendrojne!
Une me disa shok te Mentorit ishim te banesa e Mentorit… Secili mekanizem shtetror, tu fillu nga emergjenca, policia, njesiti hetimor, prokurori dhe mjeksia ligjore po e bajn punen e vet.
Une e kuptoj qe interesimi i mediave dhe qytetarve asht shume i madh per ta kuptu te verteten, por nuk eshte etike te spekulohet per nji fatkeqsi.
Pritni rezultatet e mjeksise ligjore, pastaj shkruni.
Ngushllime familjes Palokaj!
Ngushllime vellaut Viktorit !
Mentori pushofte ne Paqe !