spot_img
Friday, March 14, 2025
spot_img

Sigurimi i Hagës që e ruajtën me masa të rrepta Thaçin gjatë vizitës në QKUK, u shfaqën me maska të çuditshme

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka vizituar babain e tij në Hagë. Kjo vizitë është pranuar pas disa refuzimesh të Hagës dhe pas ankesave të shumta se Thaçit po i shkelen të drejtat njerëzore.

Gjatë kësaj vizite dhe qëndrimit në QKUK deri në momentin kur ka dalë për t’u larguar nga oborri i spitalit, Thaçi është ruajtur me masa të rrepta sigurie.

Personat e sigurimit të Hagës të veshur me disa maska të çuditshme që shkonin nga pjesa e qafës e deri tek sytë, e kanë ruajtur rreptësisht Thaçin.

Një prej mjekëve që e ka përqafuar dhe që Thaçi i ka thënë disa fjalë tek shkallët dalëse, i është tërhequr vërejtja nga të njëjtit, derisa njëri prej tyre është rikthyer dhe ka shkëmbyer edhe disa fjalë me mjekun në fjalë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit