spot_img
Tuesday, March 4, 2025
spot_img

Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë Ramazanit – këshillat e nutricionistes

Në muajin e shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë që agjërojnë, ushqimi i duhur luan një rol kyç në mirëqenien e tyre gjatë ditës.

Nutricionistja, Urata Rexhepi, thekson rëndësinë e shmangies së disa ushqimeve që mund të shkaktojnë probleme me tretjen dhe energjinë.

“Ushqimet e procesuara, pijet e gazuara dhe ushqimet e ëmbla pas iftarit mund të shkaktojnë fryrje, ndërsa pas syfyrit mund të çojnë në dehidratim dhe uri të parakohshme, pasi rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Qëllimi i Ramazanit nuk është të çojmë trupin në dehidratim”, ka deklaruar ajo.

Si alternativa më të shëndetshme, Rexhepi rekomandon konsumin e ujit, çajit dhe lëngjeve natyrale të përgatitura në shtëpi.

“Gjithashtu, është e rëndësishme të hamë shpesh dhe nga pak, sepse ajo që konsumojmë përcakton sesi do të ndihemi gjatë ditës”, ka shtuar Rexhepi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit