spot_img
Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Si ra policia në gjurmët e klinikave që përdorin botoks kontrabandë, zbardhen përgjimet e agjentes së infiltruar

Hetimi i Prokurorisë në Shqipëri ka zbuluar se si klinika të ndryshme dhe qendra estetike atje aplikonin botoks të kontrabanduar te pacientët. Skandali me kontrabandimin e botoxit ka zbardhur veprimtarinë kriminale të biznesmenit shqiptar, Mildon Kumaraku, i cili përfundoi në prangat e Policisë së Shtetit, pas një aksioni të gjerë në Tiranë.

Ai u arrestua nën dyshimet se kontrabandonte produktin e kundërligjshëm mjekësor “Botulinum toxin” dhe i furnizonte klinikat estetike.

Nga bisedat që agjentja e infiltruar ka zhvilluar, vetë recepsionistet ose mjeket pohojnë problemet që kanë me regjistrimin e botoksit, pasi është i jashtëligjshëm.

“Në klinikën “Allure Beauty”, mjekja thotë se kanë probleme me regjistrimin e botoksit që përdorin pasi nuk lejohet të kryhet në Shqipëri.

Ndërsa në klinikën “Deas Aestetic Clinics”, recepsionistja i tregon agjentes se mjekja është stomatologe, por ka bërë trajnime për aplikimin e botoksit.

Nga biseda me klinikën “Glam House”:

339 – Si jeni? Kam lënë takim për botox

Recepsionistja-Po emri juaj?!

339 – A.M.

Recepsionistja – Po vetëm një moment të shkoj në dhomë të shoh mos është gati dhe të njoftoj.

339 – Po, ta bëj pagesën?

Recepsionistja – Pastaj s’ka problem. Do bësh full botox-in?

339- Po për atë.

Recepsionistja – Dhoma është gati vazhdojmë. Do një kafe përpara se të fillojmë?

339 – Jo, mund të pres atje derisa të vijnë.

Recepsionistja – Besoj se doktoresha do vijë tani direkt. Prandaj si te duash ulu ku të bëheni më mirë.

Vjen doktoresha Iva Risto…. – Pershëndetje!

339 – Pershendetje! I.R-Unë jam doktoresha, me thuaj

339 – Kam lënë takim për pjesën full botox. Dmth te pjesa ballit, te sytë shumë pak.

Iva Risto – E ke bëre ndonjëhere apo jo?

339 – Jo është hera parë dhe të konsultohem njëherë…

Biseda vazhdon më tej

Biseda e regjistruar në “Deas Aestetic Clinics”.

“Kam lënë orar, në orën 11:00.

Recepsionistja – Doktoresha është rrugës po vjen.

Keni bërë here tjetër botox?

339 – Jo është hera e parë. Recepsionistja: Si fillim e nisin me baby botox, po varet nga mosha.

339 – Nga ndryshon ky baby nga të tjerat?

Recepsionistja – Është doze më e lehtë se full botox.

339 ndër te tjera shprehet: A ka ndonjë specializim doktoresha?

Recepsionistja: Është stomatologe si mjeke, por ka bërë trajnime pafund për pjesën që punon, ka katër vite që punon.

Më pas vjen doktoresha D.Shehaj, ku merr takim me 339-ten.

Mjekja D.Shehaj i thotë: Se kjo është idea t’a nisësh që tek rrudhat e para, që kur të kalosh nje farë moshe mos te kalosh në kirurgi, thjesht t’a miëmbash me botox.

339 – Ëhë.

Mjekja D.Shehaj – Botox dy herë ne vit ose një herë në vit. Për me tepër unë nuk e rekomandoj. Ka plot klinika që të marrin pas tre muajve. Herën e parë nuk të mban shumë 6 muaj, 5 muaj.

Në klinikën “Begas Klinik”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për të aplikuar botox-n, e cila ka pranuar që kryejnë injektimin e lëndës “Botox”, ku sqaron se botoxi është në marka të ndryshme. Marka e botox që ajo përdor është “Hemtoks”, duke shpjeguar që janë vetëm tre klinika që e përdorin këtë lloj marke dhe ka një kosto goxha të lartë, thuhet më tej në dosje.

Në klinikën “Allure Beauty”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për aplikimin e botox-it dhe në fazën e injektimit të materialit botox është zhvilluar një bisedë me mjeken, e cila ka pohuar ndër të tjera që kanë kontroll në klinikë, pasi kanë probleme me regjistrimin e “Botox”, se nuk lejohet të kryhet në Shqipëri.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit