spot_img
Wednesday, February 26, 2025
spot_img

Si ishte vrarë me 6 plumba boksieri kosovar në Gjermani, Besar Nimani

Pas përfundimit të seancës gjyqësore për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani, raportohet për të shtëna para objektit të gjykatës në Gjermani.

Media gjermane “Bild” raporton se të paktën dy pjesëtarë të familjes së të akuzuarit u qëlluan, njëri prej tyre u plagos në këmbë e tjetri në gjoks dhe është në gjendje të rëndë, i cili dyshohet se është babai i të akuzuarit.

I akuzuari për vrasjen e boksierit është Huseyin Akkurt.

Si ishte vrarë me 6 plumba boksieri kosovar në Gjermani, Besar Nimani?

Boksieri shqiptar, Besar Nimani ishte vrarë të shtunën e 9 marsit të vitit të kaluar në Gjermani. Ai gjeti vdekjen e menjëhershme pas një atentati, ku mori gjashtë plumba.

Siç raportohej atëherë dëshmitarët e ngjarjes kishin deklaruar se, Nimani ishte ulur me një grup prej katër deri në gjashtë burra në një kafene në Obernstrasse në Bielefeld. Ndërsa grupi po largohej nga restoranti, u qëlluan me armë.

Mediat gjermane shkruanin se dy autorët ishin larguar me një motor skuter.

Më vonë ishte raportuar se shërbimi sekret i Gjermanisë e kishte arrestuar në Bruksel Huseyin Akkurt i nacionalitet kurd me nënshtetësi gjermane.

Sipas mediave gjermane, boksieri Nimani ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri në vitin 2013 dhe se në atë kohë bëhej fjalë për beteja të supozuara për pushtet midis grupeve rivale në Bielefeld.

Po në atë kohë raportohet se ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare, të cilave u përkiste Nimani dhe atyre turke.

I ndjeri ishte arratisur nga Kosova për në Gjermani me prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit.

Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime. Ndërsa si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm.

Nimani ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë dhe humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit