spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Si e mori polici armën e gjatë jashtë detyrës zyrtare me të cilën ia mori jetën burrit të tezës?

Ish-zyrtari policor dyshohet se e kreu me armë të gjatë zyrtare vrasjen në Ferizaj javën e kaluar. Mirëpo Ligji për Policinë nuk ua lejon atyre ta bartin këtë lloj arme jashtë detyrës zyrtare. Derisa nga IPK kërkohet më shumë inspektim në përdorimin e këtyre armëve nga zyrtarët policorë.

Javën e kaluar, dyshohet se e privoi nga jeta burrin e tezes, 89 vjeçar.

Polici Festim Ramadani nga Ferizaj, këtë vepër e kreu me armë të gjatë zyrtare jashtë orarit të punës.

Lidhur me këtë, Policia Rajonale e Ferizajt mori disa veprime duke suspenduar edhe shefin e ndërrimit që ishte në atë ditë.

“Po mund të ju konfirmoj që kjo ka ndodhur. Është masë e cila është ndërmarrë nga policia, është masë preventive nuk është masë se zyrtari ka marrë pjesë në rast. E kemi vlerësuar se i njëjti nuk ka monitoruar policët që ka pasur dhe kjo është kështu”, tha zëvendësdrejtori i policisë në Ferizaj, Qazim Reka.

Por, si e mori polici armën e gjatë jashtë detyrës zyrtare?

Tëvë1 ka kërkuar të dijë nga Inspektorati Policor i Kosovës se a kanë arritur ta kuptojnë një gjë të tillë, mirëpo deri në publikimin e kronikës nuk ka pasur përgjigje.

Se si e posedonte armën e gjatë zyrtare, nuk është në dijeni as avokati i policit të dyshuar për vrasje, Arben Isufi.

Ky i fundit tregoi për mediumin se klienti i tij ka vendosur që të mbrohet në heshtje.

“E keni edhe prej Gjykatës, jam prononcuar edhe më herët ai është mbrojtur në heshtje, nuk ka deklaruar asgjë deri më tash. Më tutje shohim me siguri do të vendosë me u deklaru në faza tjera të procedurës”, tha Isufi.

E ish-kryeshefi i IPK-së po kërkon një inspektim më të madh për këto raste nga autoriteti mbikëqyrës i Policisë.

“Është i nevojshëm një inspektim nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës për mënyrën e përdorimit të tyre, mënyrën e bartjes së tyre, vendosjes pra në stacion, vetura zyrtare etj që të evitohen shkeljet e mundshme ligjore dhe të mundësohet përdorimi efikas dhe efektiv për çka edhe janë blerë armët e tilla”, tha ish-kryseshefi i IPK-sp, Valdet Hoxha.

Sipas Ligjit për Policinë, zyrtari policor është i autorizuar ta posedojë dhe bartë vetëm revolen si armë zyrtare të lejuar nga Policia.

Sipas nenit 27, pjesëtari i Policisë është i autorizuar ta përdorë armën vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm deri në atë nivel që kërkohet për ta arritur objektivin ligjor të Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit