spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Si e goditi rrufeja për vdekje 64-vjeçaren në Prevallë?

Rrufeja ka goditur pesë persona në Prevallë. Gruaja që mori lëndime nga goditja nuk i përballoi plagëve. 64-vjeçarja vdiq në Spitalin e Prizrenit. Katër personat e tjerë janë liruar nga spitali.

Të dielën vendosën ta kalojnë në Prevallë.

E rigat e para të shiut, bën që dy familje të strehohen nën një pemë.

Vetëm pak minuta më pas, ai lis u godit nga rrufeja.

Nga kjo goditje, një 64-vjeçare gjeti vdekjen në vend dhe 4 të tjerë u lënduan.

Krejt këtë ngjarje nga afër e panë edhe vizitorët e tjerë që gjendeshin përreth.

“Vetima ka qenë shumë e furishme, flaka ka qenë, s’po di as me përshkru, 200 metra përpjetë”, tha qytetari nga Ferizaj, Kemajl Aliu.

Aliu tregon se në çfarë gjendje ishin të lënduarit pas goditjes së rrufesë.

“Kanë qenë krejt të alivanosur, kanë qenë krejt shtritë përtoke, sidomos plaka ka qenë në gjendje të rëndë, dhe qe paska vdekur”, tha ai.

Bashkë me policinë, në vendin e ngjarjes menjëherë arritën edhe ekipet e FSK-së.

E të lënduarit më urgjencë u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Por këtu, thonë se 64-vjeçarja nga Ferizaj, arriti pa shenja jete.

“Në ora 13:10 minuta janë sjellë pesë pacienta. Janë sjellë nga urgjenca e qytetit dhe një veturë e FSK-së. Në pranimin që është bërë, një person ka qenë pa shenja jetë. Është konfirmuar vdekja nga ana jonë dhe është dërguar në morg”, tha specialisti në Qendrën Emergjente në Prizren, Fehmi Jahja.

Jahja, ka treguar edhe për gjendjen e katër pacienteve të tjerë.

“Katër pacientët e tjerë janë pranuar në emergjencë, janë ekzaminuar më të gjitha analizat dhe pas tri orëve qëndrim këtu tek ne, katër pacientët janë lëshuar në gjendje stabile në shtëpi. Kanë qenë më lendime mesatare, nuk kanë qenë të rënda, më shumë traumatike për shkak të goditjeës së rrufesë”, tha ai.

Rasti është konfirmuar edhe nga stacioni policor nga rajoni i Prizrenit.

Hapja e urës pa “dritën e gjelbër” nga ndërkombëtarët?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit