Sunday, October 13, 2024
spot_img

Si do ta përfundosh misionin o Lumir Abdixhiku?

Nga Halil Geci

“Ai që hiqet i madh dhe mbahet i rëndë, e ka mendjen e vogël e të lehtë, si pendë”.

(Naim Frashëri)

E pra, ka njerëz të tillë me shumicë në ditët e sotme, ndaj e citova Naim Frashërin për ta ndërlidhur shkrimin tim në vijim.

I tillë është Lumi i LDK-s, të tillë janë edhe mbështetësit e tij që e sollën në krye të partisë sime dhe të Ibrahim Rugovës, njeriun me më pak bagazh kombëtar duke i shkelur kolosët e Pavarësisë, ata që e ndërtuan këtë parti dhe këtë shtet.

Nëse e analizojmë këtë foto, e gjejmë se çfarë është dyfytyrësia e këtij njeriu, të ardhur me mision për ta shkatërruar LDK-n dhe për ta dëmtuar Kosovën, thënë shkurt e shqip, për ta vazhduar misionin e tij me pasardhësit e polarit PDK-n.

Ky pionier i Isës dhe i Hashimit, erdhi në krye të LDK-s me shantazhime, dhe intriga me ndihmën dhe përkrahjen e disa zuzarëve brenda LDK-s.

Hipokrizia e tij vjen në pah me ardhjen e tij në krye të LDK-s!

Fotografinë e Ibrahim Rugovës e pati rritur sa një sipërfaqe muri dhe fotografohej pranë saj duke menduar i gjori se mund të krahasohet me kolosin e Pavarësisë…!

Në momentin kur Arpanxhiku mendoi se u rrit dhe u bë “qepë”, e shikonte veten në pasqyrë, zgërdhihej dhe i thoshte vetes, duke i bërë qejf vetes kuptohet, se “Tashmë jamë rritur dhe jam bërë burrë!” Pas kësaj, pa fije turpi e hoqi foton e Rugovës, me qëllim për ta dëshmuar të vetëquajturën ëndërr se kinse e ka arritur Rugovën dhe se fotoja e tij nuk i duhet më.

Kur gazetari i shumërespektuar Çim Peka e pyet “Përse e hoqe fotografinë e Rugovës”, ai thotë: “Tash e tutje LDK-ja është me rrugë të re dhe me mua kryetar,” dmth.fotoja e Rugovës më nuk vlen.

Ky llum me emrin Lum, bashkëpunëtor i ish pushtetarëve që erdhi me qëllimin e vetëm për ta shkatërruar dhe për ta mposhtur edhe një herë LDK-n, po shihet qartë se ka ardhur me mision për ta rivrarë edhe një herë Ibrahim Rugovën dhe për t’ia humbur emrin e namin partisë sime dhe të Ibrahim Rugovës.

Eh more Lumë, he ta marrtë lumi atë mendjen tënde pa fije logjike që je duke vepruar! Kështu thoshin edhe ata që ishin para teje. Kur Daci e formoi partinë, thoshte: “Tash e tutje, është koha e Dacizmit”. Ka mbrauar koha e Rugovizmit thonte Amkademiku kjo duket pak qesharake dhe e dimë se si dështoi kjo thënie e tij dhe ky AKADEMIK!

Edhe Edita Tahiri mendoj se u bë Mërkelja e Kosovës dhe filloi ta shante dhe kundershtonte Rugovën,por së fundi mbeti një “Kosovska devojka” në prehër të Hashimit.

Përkundër këtyre, Isa e “kashagitke” LDK-n, bashkë me fotografinë e Rugovës, ndërsa vezën e bënte te Polari dhe Serbia po ku mbeti?!

Ka shumë gjëra, dukuri e dëshmi të cilat mendoj se koha do t’i deshifrojë së shpejti e ti Lum Pusi, nuk do të shikohesh më në pasqyrë, nuk do të zgërdhihesh duke menduar se e arrite presidentin Rugova, por do të mbetesh me një bisht dhelpre përfundi këmbëve dhe me trup të një pule të lagur o Lum!

Dihet mirëfilii se të gjithë ata që e kanë prekur figurën e Ibrahim Rugovës, kanë përfunduar në “RRS,” po ti do të përfundosh edhe më keq.Po pra, edhe me keqardhje a pa keqardhje, do të përfundosh edhe më keq se parardhësit e tu!…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit