spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Shumë armë ilegale në duart e të rinjve kosovarë, kapet mat edhe një 24-vjeçar në Prishtinë

Posedimi i armëve ilegale është konsideruar në vazhdimësi një rrezik potencial për të gjithë, si për qytetarët, po ashtu edhe për institucionet. Policia e Kosovës në vazhdimësi gjatë kontrolleve has në persona, kryesisht të rinj që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën “Skënder Luarasi” në Prishtinë, ku Policia arrestoi një person.

I dyshuari fillimisht ka tentuar që të ikë nga Policia, duke e hedhur një armë zjarri që e posedonte, por më pas është kapur nga zyrtarët policorë.

spot_img

I dyshuari 24-vjeçar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit