Ushtarët e FSK-së po ushqehen jo mirë. Këtë e pranoi edhe vetë ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komision, duke thënë se është fakt se nuk ka llojllojshmëri, dhe se po përballen me vështirësi në menaxhim.
““Prezentimi nga mediat e ushqimit që shërbehet nga kazerma, nuk është në rregull nga aspekti etik. Ka pasur vështirësi, sepse jemi në fazën e tranzicionit, dhe varionn prej kazermave, kualiteti vazhdon dhe është ngritur, por shumëllojshmëria është zvogëluar. Jam plotësisht i vetëdijshlm që po kalojmë në vësthirësi të menaxhueshëm. Konzervat janë në vikend. Ditë specifike, e kemi pasur të pamundur të shërbejmë këtë periudhë ushqim të ngrohtë…” – ka thënë ai.
Kjo ishte shujta e ushtarëve në kazermën Evropianët e Rinj, në Pomozetin.
Ndërkohë në po të njejtën kazermë, dje raportuam se shujta ishte kjo: