spot_img
Sunday, February 23, 2025
spot_img

“Shtetasi” gjerman që kandidoi në listën e Kurtit flet për zgjedhjet në Gjermani: Pjesëmarrje rekord

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gacaferri, ka folur sonte për zgjedhjet në Gjermani, pak minuta pasi u shpallën exit-pollet e para.

Në ditën e zgjedhjeve në Gjermani, Gafacerri tha se: “Pjesëmarrja në zgjedhje ka shkuar mbi 84% qe është rekord në Gjermani qe nga pas lufta“.

Ndryshe, Gacaferri, ka garuar në listën e VV-së për deputet dhe ka fituar vetëm 4 mijë e 753 vota, duke qenë i parafundit në listë.

Para disa ditësh, kandidati për deputet, e ka fshirë postimin ku shprehej i gëzuar për gjendjen e rënduar shëndetësore të Hashim Thaçit – për çka s’mundi të marrë pjesë në seancë gjyqësore.

Gacaferri ndërvepronte me ‘shokë’ të Facebook-ut plot hare e gëzim për gjendjen shëndetësore të Hashim Thaçit

Por, Luan Gacaferri – ndonëse kërcënoi padi me fjalët “mos u kruani me një shtetas gjerman” – del të jetë bërë pishman për atë postim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit