spot_img
Sunday, December 29, 2024
spot_img

“Shtëpia Muze” në fshatin Brataj/ Risi në krahinën e Labërisë. Fiqeri Likskëndaj djali artist i punimit të gurit

Nga Anila Ahmataj

Traditat, ritet dhe zakonet janë elementët kryesor që bëjnë dallimin e një zone, popullate, fshati apo qyteti nga një tjetër. Brataj është një fshat rreth 40 km nga qyteti i Vlorës i pozicionuar buzë lumit Shushica dhe rrëzë malit Lungara. Banorët dhe jeta e tyre ka qenë dhe është autoktone si vet natyra dhe zakonet që ka ky territor.

Shtëpitë karakteristike me mur guri dhe çati tjegulle. dominojnë fshatin. Kopshtet artizanale, jeta bujqësore dhe blegtorale ka rrugëtuar bashkë me ta.

Një fshat sa i vështirë aq edhe i bukur, me një natyrë magjepsëse në të katërta stinët. Me sinfoninë e përhershme të gurgullimës së lumit, majën e bardhë të malit mbuluar nga dëbora dhe arkitekturën e veçantë të qëndrës së fshatit, urën madhështore të Bratit e bëjnë atë një vend që vizitohet dhe frekuentohet nga turist vendas dhe të huaj.

Sa hyn në Brataj në krahun e djathtë të rrugës kur vjen nga Vlora, ngrihet madhështor një bust i rrethuar prej murit të gurit, ku në qëndër të kësaj mini kalaje qëndron figura stoike e Kryegjyshit të parë botëror asaj kohe, Dede Ahmet Ahmataj.

Rruga që gjendet sipër monumentit të shpie në lagjen “Kongolëm” aty qëndrojnë stoike shtëpitë dy katëshe dhe një katëshe prej guri, ku sipër oxhakut gjarpëron tymi i zjarrit të ndezur. Mes shtëpive të tjera qëndron shtëpia e Maze Likskëndaj, i cili edhe pse ka ndërruar jetë njerëzit e njohin të tillë.

Por familja e Mazes, bashkëshortja një zonjë duarartë, zemër gjerë dhe shumë bujare pret me krahët hapur këdo që bujt në sofrën e familjes. Merushja një infermiere në ptofesion që jetën e saj ja kushtoj banorëve të fshatit me përkujdesin shëndetêsor duke iu gjendur atyre në çdo moment të vështirë.

Ndërsa duart e arta të të ndjerit Maze ekzistojnë kudo, ai ishte një mjeshtër i punimit të gurit dhe arti i tij sot zë vend kudo. Fëmijët e tij, veçanrisht njëri prej djemve Fiqeri Likskëndaj edhe ky nje mjeshtër dhe artist i punimit të gurit, një atdhetar dhe patëriot i mbledhjes dhe ruajtjes së artifakteve, si enë prej balte, enë prej matërial bakri, zile, këmborë, byqe,enë prej druri, sofra prej druri dhe gjithçka tjetêr që i përket së shkuarës dhe sakrificës, ai i rezervon dhe i ruan ato duke i reklamuar për miq, mysafir dhe vizitor të shumtë.

Në një “Dhomë Muze” të ndërtuar dhe organizuar prej tij Fiqeri Likskendaj lejoi që brenda saj të organizohej një film dokumentar në emisionin Autokton të autores dhe gazetares Anila Ahmataj, ku në qëndêr ishte “Sofra në Labêri” Brenda kësaj dhome gjendet një hapsirë e mjaftueshme e areduar me vepra antike të herëshme, kohë pas kohe ku nëpërmjet tyre ne personifikojmë dhe improvizojmë sesi ka qenë jeta dhe jetesa shekuj e shekuj më parë.

Fiqeri Likskendaj nje djal i ri me origjinë nga fshati Brataj, i ka dhenë një pamje tjetër antikes, historikes dhe ruajtjes se identitetit dhe kulturës së riteve, dhe zakoneve te hershme të këtij fshati. Mysafirët dhe vizitorët në “Shtëpinë Muze” gjenden si në vatrën e ngtohtë familjare duke shijuar zjarrin e oxhakut dhe gotën e rakisë që fshati Brataj e ka traditë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit