spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje, janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë.

Në raport bëhet e ditur, se dy raste janë raportuar në Prishtinë, tre raste në Pejë, një në Fushë Kosovë dhe një rast është raportuar në Gllogoc.

Nga këto raste, janë arrestuar pesë persona, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.

Rastet e dhunës sipas raportit të Policisë:

-Prishtinë / 03.09.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Prishtinë / 03.09.2024 – 18:17. Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte dërguar SMS me përmbajtje kërcënuese. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti është duke u hetuar.

-Pejë / 03.09.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Pejë / 03.09.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Pejë / 03.09.2024 – 21:00. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

-Fushë Kosovë / 03.09.2024 – 20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc / 03.09.2024 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit