spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Specialja do ta shqyrtojë uljen e dënimit për Salih Mustafën

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë njoftuar se më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim mbi kërkesën e Sali Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila u paraqit pas lëshimit të aktgjykimit të Apelit në çështjen e tij.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë Mustafa ngriti pesë pika, të cilat lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit.

“Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burg. Paneli i Gjykatës Supreme ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Salih Mustafa është dënuar me 22 vite burgim për krime lufte.Ndryshe, gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi Aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020.Mustafa ishte arrestuar dhe u transferuar në Njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022. Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.Trupi Gjykues e shpalli Mustafa të pafajshëm për krimin e trajtimit mizor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit