spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Shqiptari i parë që fitoi medalje olimpike?!

Shqiptari i parë që ka fituar medalje olimpike, madje të artën, është Milaim Pelivani, i lindur në një fshat të Gostivarit, para pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte fitues i medaljes së artë olimpike në mundje në vitin, 1931 në Lojërat Olimpike në Çikago – SHBA.

Vetëm pas një çerekshekulli, po në SHBA në Lojërat Olimpike në Los Angjelos SHBA, 1984, do ta përsëritnin me medalje olimpike, por dy mundës shqiptarë nga Maqedonia, Shaban Sejdiu dhe më i riu Shaban Tërstena, madje ky i fundit do ta fitonte edhe një të argjendet në Seul në vitin 1988.

Shaban Sejdiu, pjesëmarrës në 4 olimpiada, 1976-1988, kishte fituar dy të bronzta, së pari në Moskë 1980 dhe në Los Angjelos 1984.

Të dy këta medalistë shqiptar, janë përgatitur nga mundës shqiptar dhe i takonin shkollës së klubit “Liria” nga Shkupi.

Informacionin për Pelivanin e ka risjellur nëpërmjet fb, publicist Nijazi Muhamedi. Ndërsa, për kureshtarët, të dhënat gjenden edhe në Wikipedia, ku janë dhënë të dhënat minimale, përfshirë vendin e vdekjes së Pelivanit, Stambollin.

“Milaim Pelivani (Pehlivan; Çegran, 1895 – Stamboll, 1974) ka qenë mundës shqiptar, që përfaqësoi Turqinë në Lojërat Olimpike Çikago 1931.

Derisa shqiptarët fitonin medalje të arta për shtetet tjera, për shkak të rrethanave, tani për Shqipërinë po fitojnë medale rus e çeçen! 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit