Fisnik Asllani, një sulmues i frikshëm në Bundesliga II.
Djaloshi i kombëtares së Kosovës nuk ka të ndalur, duke shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së Elversberg-ut me rezultat 3:1 ndaj Hannoverit vendas.
Skuadra vendase nuk kishte alternativë se si ta ndalonte Asllanin e shpejt dhe të rrezikshëm.
Asllani ka shënuar golat në minutën e 55-të, 78-të e 90+8.
Për vendasit shënoi Neumann (12′).
Pas javës së 29-të në Bundesliga II, Elversberg renditet në vend të tretë me 47 pikë e Hannoveri në të 8-tin me 43.