spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Shqiptarët që janë temë në Serbi për një serb! Kjo i ka nervozuar 

Serbët dot nuk e durojnë suksesin e shqiptarëve qoftë të Republikës së Kosovë dhe të Shqipërisë.

Shqiptarët janë faktorë te skuadra e madhe e Republikës së Çekisë, Sparta nga Praga.

Katër shqiptarë janë pjesë e kësaj skuadre dhe shumë të rëndësishëm, reprezentuesit e Kosovës si Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi dhe reprezentuesit e Shqipërisë, Qazim Laçi e Indrit Tuçi. 

Tash e disa ditë janë temë në mediat serbe duke i sulmuar vetëm pse këta djem janë lojtarë cilësorë dhe një serb është përjashtuar nga skuadra çeke.   

Një farë mediumi serb “Veçernj Novosti” shkarravit më të madhe duke vajtuar të përjashtuarin serb, Velko Birmançeviq. Ajo që i dhemb edhe më shumë këtij mediumit serb dhe antishqiptar, ka sulmuar edhe kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.  

“Tani reagimi erdhi nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Së pari, çekët njoftuan se menaxheri sportiv i klubit të Pragës, Tomash Shivok, është futur “në konflikt verbal me serbin”, dhe se pas incidentit të ndodhur pas humbjes ndaj Brno, trajneri i ekipit të parë, Norvegjezi Lars Fris, e përjashtoi nga skuadra “A”.

Duke pasur parasysh se në klubin çek të lartpërmendur luajnë katër futbollistë me origjinë shqiptare, Indrit Tuçi dhe Qazim Laci, përfaqësues të kombëtares shqiptare dhe dy djem nga Kosova, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, pritej vetëm të shihej se cili prej tyre dhe bashkatdhetarët e tyre do të reagojë ndaj mbështetjes “gjithëserbe” që mori si Birmançeviqi ashtu edhe integriteti territorial i Serbisë.

Sulmuesi i Sparta Albion, Rrahmani, ka shpërndarë në internet një foto të flamurit të madh të tifozëve shqiptarë (që tregonte territorin e Kosovës, por me ngjyrë si flamuri shqiptar).

Presidenti i FFK-së ka kërkuar mbrojtjen e futbollistëve shqiptarë. Sikur të ishin sulmuar nga diçka”, shkarravit media serbe.

“I drejtohem drejtuesve të klubit të Sparta në Pragë, si dhe mikut tim Petar Fousek, presidentit të Federatës Çeke, me një kërkesë për të ndalur këto provokime dhe për të mbrojtur futbollistët shqiptarë, të cilët janë shembull profesionalizmi dhe përkushtimi. në fushën e blertë. Me këtë rast i them Albion Rahmanit, Ermal Krasniqit, Qazim Laçit dhe Indrit Tuçit:

Jeni krenarë për kombin dhe vendin që përfaqësoni. Shqipëria dhe Kosova janë faktorë të rëndësishëm në futboll dhe profesionalizmi juaj do ta bëjë futbollin tonë të rëndësishëm në Evropë”, ka shkruar Agim Ademi. Kjo e ka elektrizuar edhe më shumë këtë medium serb.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit