spot_img
Wednesday, December 4, 2024
spot_img

Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, sot ka dhënë një lajm të mirë për Shqiptarët e Luginës që jetojnë në Kosovë.

Ajo bëri të ditur se sot ka hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj.

“Bashkëkombësit tanë tani kanë të drejtë të jenë titullarë të të drejtave pronësore në territorin e Republikës së Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Ky vendim është një hap shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe mbështetjen e qytetarëve tanë”, tha ajo.

“Ky akt tregon përkushtimin e Kosovës për të mbështetur të drejtat e bashkëkombësve tanë”, tha ajo.

“Ky vendim jo vetëm që lehtëson jetën e shumë qytetarëve, por edhe forcon lidhjet tona kombëtare dhe shpreh solidaritetin midis shqiptarëve kudo që janë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit