Pak ditë pasi nisi me humbje ciklin kualifikues për Botërorin 2026, Shqipëria shënoi fitore në ndeshjen e dytë të Grupit K.
Pasi pësoi 2:0 nga Anglia në Londër, Shqipëria triumfoi ndaj Andorrës.
Të hënën mbrëma në Tiranë, Shqipëria fitoi me rezultatin 3:0.
Dy gola në këtë përballje i shënoi sulmuesi Rey Manaj brenda 20-të minutave të parë të ndeshjes.
Ndërsa, golin tjetër e realizoi Myrto Uzuni në pjesën e dytë.
Manaj e zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të pas asistimit të Kristjan Asllanit kurse dhjetë minuta më vonë e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Armando Brojës.
Në kohën shtesë të ndeshjes, Uzuni vulosi rezultatin përfundimtar.
Pas dy ndeshjeve në grup, Shqipëria ka tri pikë dhe duelet e radhës në këto kualifikime u luan në muajin qershor.
Më 7 qershor e pret Serbinë kurse tri ditë më vonë luan në udhëtim ndaj Letonisë.
Grupit i prinë Anglia me 6 pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve të luajtura.