Sunday, October 13, 2024
spot_img

Shqipëria dhe Hungaria nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi

Shqipëria dhe Hungaria kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi.

Ato shprehën gatishmërinë e tyre për ta thelluar edhe më shumë bashkëpunimin dhe investimet hungareze në Tiranë.

Një marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe një tjetër në atë të administratës publike u nënshkruan gjatë një vizite të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Budapest, ku ai u takua nga lideri hungarez Viktor Orban.

“Biseduam se si mund ta zgjeronim këtë bashkëpunim që, në fakt, nuk është bashkëpunim në vetvete, por është ndihmesë me një drejtim nga pala hungareze drejt nesh”, tha shefi i qeverisë shqiptare gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez

Rama tha se me Orbanin bisedoi për thellimin e metejshëm të bashkëpunimit dhe tregoi se investimet e kompanive hungareze në Shqipëri kapin vlerën e rreth 350 milionë eurove.

“Ndihemi të inkurajuar nga fakti që kompanitë hungareze po investojnë, por gjithashtu edhe numri i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në shifra me euro që vijnë nga Hungaria është i pazakontë duke u krahasuar gjithnjë me vende që janë si Shqipëria në madhësi”, tha kryeministri shqiptar.

Vizita e Ramës në Budapest vjen rreth një vit pasi Orbani e kishte vizituar Shqipërinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit