spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025

Buxheti faktik për vitin 2023 është miratuar në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës.

71 kartona të socialistëve u ngritën pro ligjit të buxhetit faktik, ndërsa ligjvënësit opozitarë ishin larguar nga salla në momentin e votimit.

Gjatë orëve të gjata të debatit për këtë pikë të rendit të ditës, deputetët e opozitës dhe mazhorancës patën debate të shumta, raporton A2CNN.

Deputetët e vetëm që votuan kundër ishin Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda nga PDIU.

‘Buxheti faktik’ është një lloj filtri, analize dhe vlerësimi që i bëhet punës së qeverisë gjatë vitit 2023, ku nxirren të dhëna të dobishme edhe për buxhetet në vijim.

Kuvendi këtë të enjte miratoi edhe ndryshimin e përbërjes së komisioneve, duke caktuar anëtarë të Komisioni të Ligjeve deputetin me të ri, Erion Meka si dhe deputeten e pavarur, Flutura Açka.

Ndërkohë socialistja Teuta Ramaj u caktua si anëtare e Komisionit të Shëndetësisë.

Kujtojmë se në seancën plenare të ditës së sotme morën pjesë edhe deputetët e opozitës, të cilët ndryshe nga herët e tjera nuk shkaktuan tensione në sallë./

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit