Pas letrës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës me ftesën për formimin e një koalicioni, ka reaguar deputetja e VV-së, Shqipe Selimi.
Përmes një postimi në Facebook, ajo theksoi se tani është momenti i LDK-së.
Sipas saj, LDK të vendosë nëse do të vijojë me refuzim, apo do të tregojë gatishmëri për dialog dhe bashkëpunim.
“Tani është radha e LDK-së të përgjigjet me refuzim klasik apo me një qasje të re ndaj dialogut dhe bashkëpunimit!”, shkroi Selimi.