Tuesday, October 15, 2024
spot_img

Shqipe Pantina: Zyrtarët e Qeverisë “Kurti” po i përdorin makinat zyrtare për ahengje

Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina ka folur lidhur me veturat e zyrtarëve që po keqpërdoren me tabela civile.

Pantina ka deklaruar se zyrtarët e Qeverisë po i përdorin makinat edhe për ahengje.

“Po keqpërdoret maksimalisht nga zyrtarët e Qeverisë. Veturat zyrtare po i përdorin për arsye private. Zyrtarët i përdorin makinat zyrtare edhe për ahengje, por nuk vërehen, sepse nuk vërehen nga tabelat”, deklaroi Pantina.

Sipas saj, zyrtarët po i pajisin veturat me targa civile që mos të vërehen në komunikacion.

“Në të kaluarën ka pasur qindra raste kur veturat zyrtare janë parë në ditë vikendi edhe jashtë vendit. Kjo është kritikuar e kjo të mos vërehet zyrtarët e VV po i kthejnë targat në civile sepse e kanë më të lehtë t’i keqpërdorin veturat zyrtare për nevojat e tyre private”, theksoi Pantina.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit