spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

Shqetësuese: Nxënësi i shkollës ekonomike në Podujevë kapet me thikë, përfundon në Polici

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe brenda institucioneve arsimore e në afërsi të tyre.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, ku një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Burimet e Gazetës kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar thikën e nxënësit.

I dyshuari, i moshës 17-vjeçare, është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar si i dyshuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit