Sunday, March 30, 2025
spot_img

Shqetësimi i Pentagonit: Sa shumë do të durohet Trump në Shtëpinë e Bardhë?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Nga ato çka pamë dhe dëgjuam këto ditët e fundit, kuptohet se Trump është me Rusinë dhe jo me Ukrainën.
Ato që ai po thotë janë demagogji, dhe jo realitet.

Kuptohet se Trump është më shumë me investimet e tij në Rusi, se me impenjimin e tij politik ne interesin e Amerikës, i cili dihet se është një interes global.

Por a do ta durojnë këtë marrëzi të presidentit amerikan qarqet e larta në Amerikë, të cilat janë ndërtuar për të mbrojtur aktivisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Sigurisht që nuk do ta durojnë dot edhe më gjatë, prandaj kuptohet se do ta largojnë nga pushteti i tij që po e dëmton politikisht Amerikën dhe Perëndimin.

Po Pentagoni çfarë po bën?

Shenjat janë se po hesht, por që kuptohet se është në livizjen e brendshme të gjeneralëve të fuqishëm.

Kurse ajo që po dallohet tani është optimizmi prej një pushtuesi i Putint. Dhe kjo kuptohet në fytyrën e tij nga gëzimi i vet patologjik dhe me ligësi të brendshme prej pushtuesi, që ndërkohë po pasqyrohet hapur në mediat e Rusisë.

Të shohim se nga cila ndjenjë do të pushtohet shumë shpejt Aleksandër Putin, nga gëzimi apo nga hidhërimi i humbjes së tij në këtë luftë?!

Tërheqja e Amerikës nga ndihma ushtarake për Ukrainën u duket se do ta godiste tepër forcën e Ukrainës, por dalja në skenë e Francës dhe ushtrisë franceze, dha hapur të kuptuar se vendet e Bashkimit Evropian do të angazhohen materialisht dhe ushtarakisht në ndihmë të Ukrainës

Për politikën e Bashkimit Evropian tani është e qartë se mundia e Rusisë në luftën e saj për pushtimin e Ukrainës, është fitore shumë e madhe e Bashkimit Evropian. Dhe, në të njëjtën kohë, rigrupimi modern i ushtrive të Bashkimit Evropian, po i sjell historisë botërore hapjen e një epoke të re në funksion të frenimit të dy superfuqive, Moskës dhe Uashingtonit, që ndërkohë po kuptohet se të dyja janë duke hyrë në një aleancë të nëndheshme me njëra-tjetrën, për ndarjen bilaterale (dypalëshe) të interesit të tyre global.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit