Tuesday, July 15, 2025
spot_img

Shpërthen një predhë në Kaçanik, dyshohet se është e Luftës së Dytë Botërore

Një operacion i kontrolluar për shpërthimin e një predhe të vjetër ka përfunduar me sukses sot në Kaçanik.

Predha, e cila dyshohet të jetë e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, është trajtuar nga njësitet e KFOR-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të theksuar si e rrezikshme, ku për të garantuar sigurinë e qytetarëve, autoritetet kishin vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash.

“Për sigurinë e qytetarëve, ishte vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash përreth vendit të ngjarjes. Operacioni ka përfunduar dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë incident apo rrezik për banorët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit