spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

‘Shpërthen’ Bunjaku, e quan greke Dejona Mihalin: S’po ka shqiptarë me udhëheq shtetin, veç grekja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka akuzuar rëndë Dejona Mihalin, për të cilën tha se i takon kombësisë greke, e jo asaj shqiptare.

Bunjaku tha se shteti po udhëhiqet nga Dijona, e cila gjeti hapësirë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Dejonen s’du as me përmend. Një greke që vjen ta udhëheq një shtet. Na kemi shqiptarë këtu që duhet me e udhëheq shtetin. Në kohën kur partitë tjera nuk i kanë dhënë leje qendrimi, ajo vjen edhe ta udhëheq komplet Vetëvendosjen, edhe komplet Qeverinë. Këtë situatë e ka sjell Lëvizja Vetëvendosje, një greke me udhëheq shtetin”, tha ajo.

Bunjaku shtoi se në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk ka “Dejonë”, teksa tha se brenda kësaj partie punohet me bashkëpunim e unifikim të plotë.

 “Unë si deputete dhe të gjithë deputetët tjerë janë të lirë për voton e vet me vendos me votu qysh të dojnë vetë. Ndërsa, në LVV deputetët i konsideron Dejona si me qenë nxënës, i thotë çojeni dorën, votojeni, uleni dorën, mos votoni”, shtoi Bunjaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit