Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër në Facebook kundër veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për uzurpimin e pushtetit dhe shkeljen e parimeve themelore të demokracisë.
Selmanaj e quajti shpërndarjen e kartelave për punësime në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) një formë të “abuzimit të pastër”.
Postimi i plotë:
Kur Albin KURTI- HIBRID shpërndan kartela për punësime në KEK, nuk kemi të bëjmë me abuzim të thjeshtë – është uzurpim i pastër i pushtetit.
KEK-u nuk është pronë e tij, as punësimet nuk janë kompetencë e tij. Ky veprim shkel çdo normë institucionale dhe i përul parimet bazë të demokracisë.
Në një shtet ku Kryeministri shpall veten rekrutues, punësues dhe përfitues i mirënjohjes publike, nuk ka më vend për institucione. Ka vetëm një njeri që shet pushtet dhe kërkon borxhe morale nga qytetarët. Ky nuk është shtet – është teatër i sundimit absolut.
Nëse duani NDRYSHIM, atëherë BËHUNI NDRYSHIMI i vërtetë me LDK-në.