Pas 26 vjetësh u kthye në atdhe, duke e udhëhequr dashuria për tokën e saj dhe dëshira për të kontribuar.
Mirëpo, ajo nuk u kthye duar bosh. Me vete solli një ide revolucionare.
Ajo ndërtoi një makinë të blinduar, të parën të prodhuar në Shqipëri.

Historinë e “Shotës”, e tregon themeluesja e saj, Arjeta Puca për emisionin “Weekend”.
Nga Turqia ajo u kthye vetëm, për të prodhuar makina, por që në mesin e tyre, doli edhe “Shota” shqiptare.

Se si lindi ky emër, e tregon vetë Puca.
“Ne jemi një kompani 70 për qind vajza shqiptare, kishim qejf ta përmendnim heroinën tonë, ashtu siç është, ushtarake, e fortë, e guximshme, dhe menduam se ky do të jetë emri perfekt për mjetin tonë të parë”, tha ajo.