Emisioni Kojshia Show, edhe pse ishte emisioni i parafundit për këtë vit, ishte vërtet atraktiv dhe mbresëlënës, ku mysafir ishte Gani Geci, ish-deputet i LDK-së.
Ai nuk është kursyer as kësaj radhe nga deklaratat e fuqishme që ka lëshuar në emision.
Në studion e emisionit, Gani Geci ndau një rrëfim befasues për një takim që kishte pasur në burg me një person, i cili i kishte treguar detaje tronditëse mbi vdekjen e Astrit Deharit.