spot_img
Thursday, March 20, 2025
spot_img

Shokon Alba: Do doja që nëna ime të vdiste

Ishte një monolog prekës, ai i Alba Parietti në episodin e së martës së 18 marsit në Le Iene. Një monolog personal, delikat, me një temë që shumë shpesh konsiderohet ende tabu, ajo e problemeve të shëndetit mendor.

“Shumë vite më parë i thashë babait tim: Do të preferoja që nëna të vdiste. Nuk e doja vërtet këtë, por kjo mund t’ju bëjë të kuptoni se sa e dhimbshme është marrëdhënia me një grua që mund të ishte nëna e ëndrrave, një zana përrallash dhe pastaj krejt papritur të shdërrohej në një magjistare që më frikësoi, që më plagosi.

Nëna ime ishte një mister për mua pothuajse gjatë gjithë jetës sime, një mister që unë e zgjidha atë vetëm disa vite më parë, kur në një sirtar gjeta qindra fletore të shkruara në fshehtësi, në 7 vitet e fundit të jetës së saj. Ajo fliste për luftën, për babain tim, por mbi të gjitha sëmundjen e saj mendore dhe për veten shkruante: “Kjo është historia e Graziella-s, një skizofrene e varfër dhe si u bëra mike me të”.

Në këto fjalë zbulova një grua shumë me humor, të rafinuar, të shkëlqyer dhe kuptova se sjelljet e saj me siguri nuk ishin produkt i ligësisë ose sadizmit, por të një të keqe që ia fshehu të gjithëve”.

Alba Parietti gjithashtu zbuloi se, për dhjetë vjet, nëna e saj i kishte fshehur asaj ekzistencën e një vëllai, dajes së saj Aldo, gjithashtu me skizofreni dhe i mbyllur në një klinikë rehabilitimi.

“Këto dy dhimbje të mëdha më kanë mësuar që pas problemeve mendore shpesh janë të fshehura ndjeshmëri unike. Mendje të zgjuara dhe të jashtëzakonshme, me një forcë të jashtëzakonshme e cila, megjithatë, nuk ka pse të bëhet një dënim për vetminë. Për fat të keq, sot, stigma e sëmundjes mendore mbetet e pa kontrolluar. Në fakt është një akt i drejtësisë dhe civilizimit, mbështetja e tyre, sepse shumë shpesh ne e kuptojmë vlerën e një personi vetëm kur është tepër vonë”, shtoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit