Friday, April 18, 2025
spot_img

Shkon në 98 numri i viktimave në klubin e natës në Santo Domingo – mes tyre edhe ish-lojtarët e Ligës së Bejsbollit

Të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo. Sipas autoriteteve vendase mes viktimave është edhe ish-lojtarët i Ligës së Madhe të Bejsbollit, Octavio Dotel dhe Tony Blanco. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se 51-vjeçari, vdiq rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur të merengues Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Ai u raportua në mesin e të bllokuarve në rrënoja.

Qindra njerëz ishin brenda vendit dhe rreth 400 shpëtimtarë janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

Gjithashtu mes viktimave ishte Nelsy Cruz, guvernatore e provincës Monte Cristi, tha Presidenti Luis Abinader. Ajo ishte motra e ish-lojtarit të bejsbollit Nelson Cruz.

Të paktën 300 persona ndodheshin brenda klubit të natës Jet Set, në kryeqytetin e Santo Domingos, kur çatia u shemb rreth orës 1 të mëngjesit gjatë një shfaqjeje të artistit merengue Rubby Pérez dhe orkestrës së tij, thanë autoritetet. Ende nuk dihet shkaku i shembjes

Familjet e të zhdukurve u mblodhën në vendngjarje dhe ndanë fotografitë e të dashurve të tyre mëngjesin e së martës, ndërsa dhjetëra autoambulanca dërguan të plagosurit në spital.

Abinader ka shpallur tri ditë zie pas katastrofës. Ai shkoi në klubin e natës të martën në mëngjes me gruan e tij, Zonjën e Parë Raquel Arbaje, për të shprehur ngushëllimet për viktimat.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit