spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Shifër alarmante: Janar-shtator 2024, 70 njerëz vdiqën në aksidente rrugore

Një 21 vjeçar nga Vushtrria mbrëmjen e së mërkurës vdekjen e gjeti saktësisht në këtë vend.

Sipas Policisë i riu me një golf ngjyrë të kuqe nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur në QKUK.

Fuqia e përplasjes me rrethin në hyrje të Pestovës në Vushtrri, të riun e shtyu në skajin e djathtë të rrugës. Në vend-ngjarje, ende mund të shohim gjurmë të aksidentit. Pajisje të ndryshme të veturës ende kanë mbetur në këtë pjesë.

Për aksidentin ka folur edhe familja e viktimës, të cilët pretendojnë se në afërsi të rrethit ka munguar sinjalizimi.

“Këta janë munduar me e mbulu si me thënë gabimin e tyre më vonë, por ka incizime të mëhershme që aty nuk ka pasur shenja as mburojë as asgjë, direkt, me pas ai shofer është ish shku kah e ka parapa ne të majtë ose të djathtë”, ka thënë babai i 21-vjeçarit, Naser Istrefi.

Lidhur me këto pretendime ka pasur një reagim nga zëvendësministri i Infrastrukturës, i cili ka kërkuar informacione nga kompania që i mbikëqyr punimet dhe sigurinë në punishte.

“…Menjëherë pas rastit kemi kërkuar një raport nga punëkryesi dhe kompania mbikëqyrëse. Në bazë të këtij raporti konstatohet se në rrugë ekziston sinjalistika e nevojshme dhe aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni. Megjithatë, me rastin po merret policia e Kosovës dhe po presim raportin zyrtar të tyre….”, ka thënë Hysen Durmishi.

Aksident tjetër me fatalitet në afërsi të punimeve në rrugë, ndodhi tek Liqeni i Badocit.

Më 6 tetor, rreth orës 23:00, tre persona vdiqën si pasojë e rënies në liqe.

Ekspertët e komunikacionit thonë se janë disa faktorë të aksidenteve, shpesh me fatalitet.

“Shkaktar kryesor është sinjalistika jo e mir rrugore, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes është një ndër shkaktarët kryesorë, jo vetëm në vendin tonë… Edhe aftësitë e shoferëve dhe pajisja e tyre me patentë shoferë sipas tij nuk mund të përjashtohet kur flitet për sigurinë rrugore… mirëpo me ligje të rrepta dhe me dënime të ashpra do të vijmë deri tek një rezultat më i mirë i mundshëm”, ka thënë Blendi Parashumti.

Eksperti i përhershëm gjyqësor i aksidenteve rrugore thekson se sinjalistika nëpër rrugët e Kosovës nuk është sipas standardeve të Bashkimit Evropian, dhe ka mungesë të madhe të sinjalistikës vertikale e horizontale, sidomos me ndriçim e materiale reflektuese nëpër asfalt.

Në periudhën janar-shtator 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, sipas Policisë së Kosovës janë regjistruar 411 aksidente më pak.

Ndërkaq numri i të vdekurve në nëntë muajt e parë të këtij viti i afrohet numrit treshifror.

“Ne periudhën janar-shtator 2024, janë raportuar 65 aksidente fatale me 70 persona të vdekur, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (2023), pra sivjet deri ne ketë periudhe janë shënuar rreth 15% më pak aksidente fatale.”

Statistikë shumë domethënëse që Policia e Kosovës i ka dërguar TV Dukagjini është ajo se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, pra janar-qershor-2024, është konstatuar se rreth 24 % të aksidenteve me fatalitet janë vet-aksidente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit