spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Shenjat e para të epilepsisë dhe moshat më të prekura

Epilepsia është një nga sëmundjet apo ç’rregullimet më të shpeshta në neurologji, e cila për shkak të karakteristikave të saj është një problem serioz mjekësor dhe social.

Në një prononcim për Gazeta Blic, neorologu Milaim Krasniqi, ka treguar shenjat e para të sëmundjes së epilepsisë dhe moshat më të prekura.

“Gjatё një ataku epileptik mund tё lajmёrohet këto shenja apo simptoma: fiksimi i shikimit, ç’rregullime tё folurit, ngёrçe tё shkurtra tё njё pjese tё trupit, si dora ose kёmba pengesa nё shqisat e nuhatjes, dёgjimit , mpirje tё shkurtra tё ndonjë pjese tё trupit. Tek tё ashtuquajturat, sulme të gjeneralizuara epileptike, mund tё vijë deri tek humbja e tërësishme e vetёdijes, ngёrçe nëpër trup, kafshim i gjuhёs, ndёrsa janё tё shpeshta edhe lёndimet gjatё rrёzimit”, u shpreh Krasniqi.

Cilat janë moshat e prekura nga kjo sëmundje?

“Epilepsia mund tё fillojё nё çdo moshё, por mё e zakonshme ёshtё nё fёmijёri dhe nё moshat e shtyra (mbi 65 vjeç)”, tregoi neurologu.

Neurologu Krasniqi thekson rëndësin e përdorimit të medikameteve mjekësore të kësaj sëmundjeje dhe kontrollat e rregullta mjekësorë për personat që janë të sëmurë me këtë sëmundje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit