Situatë alarmante nga zjarret në Shëngjin. Tashmë rreziku është real.
Prej tre ditësh vijon zjarri në Shëngjin, ndërsa ditën e sotme situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, teksa flakët i janë afruar një resorti turistik.
Pranë një hoteli te Rana e Hedhun, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë çadrat e plazhit, si dhe një lokal buzë detit të ndërtuar me dru dhe kashtë.
Zjarri besohet se është përhapur në këtë pjesë të plazhit nga thëngjijtë të ndihmuar nga era në vatrën e zjarrit që ka përfshirë pishat në kodër.
Më herët në vatrat e zjarrit janë dëgjuar shpërthime, dyshohet nga municione të braktisura në mal, çka e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve për t’iu afruar flakëve.


