Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU MVZ) ka filluar punën për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Gjatë një konference për media, shefja e Misionit të BE-së, Nathalie Loiseau, njoftoi se ky është misioni i shtatë i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Loiseau theksoi se prania e Misionit ka për qëllim të vëzhgojë dhe vlerësojë nëse procesi zgjedhor respekton ligjin e Kosovës, standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e mëhershme.
Ajo gjithashtu u shpreh se prania e Misionit thekson mbështetjen e vazhdueshëm të BE për Kosovën që të fuqizoj edhe më teje qeverisjen demokratike.
“Prania e Misionit po ashtu thekson mbështetjen e vazhdueshëm të BE për Kosovën që të fuqizoj edhe më teje qeverisjen demokratike. Ne po ashtu e paraqesim këtë rendis edhe në numra. Në momentin e zgjedhjeve do të jeni mbi 100 vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë që do të jenë të shpërndare në teren. Prandaj Misioni i BE-së është i vetmi mision i plotë ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve me prani afatgjate që do të vëzhgoj zgjedhjet parlamentare në Kosovë në këtë vit. Ekipi tashmë ka mbërritur këtu para një jave, këtë javë unë kam ardhur të mërkurën”, ka thënë ajo.