Shefi i Zjarrëfikësve dhe Shërbimeve Mjekësore Emergjente të Distriktit të Kolumbisë, John Donnelly, ka thënë se nuk beson që ka të mbijetuar nga përplasja që ndodhi mes një aeroplani dhe helikopteri në Uashington.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se pavarësisht përpjekjeve të grupeve të kërkim-shpëtimit, ata tani po kalojnë nga një operacion shpëtimi në një operacion rikuperimi.
“Ne nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar nga ky aksident”, thotë ai.