spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

“ShBA-ja, partneri ynë kryesor”, Maqedonci thotë se blerjet ushtarake vijnë vetëm nga vendet e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor i Kosovës, dhe do vazhdojë të jetë, jo vetëm në aspektin e blerjeve ushtarake, por edhe në përgatitjen e FSK-së për të arritur objektivat e saj.

“Ne bëjmë blerje ushtarake vetëm nga vendet e NATO-s. Kemi bërë blerje dhe vazhdojmë të blejmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që është partneri ynë kryesorë jo vetëm në aspketin e blerjes ushtarake, por edhe në edukimin, përgatitjes dhe doktorinës së FSK-së për të arritur objektivat e saj”, u shpreh ministri.

Maqedonci përmendi dhe marrëveshjen e arritur me Turqinë sa i përket disa fushave të mbrojtjes.

“Në fund të janari është nënshkruar marrëveshja kornizë ushtarake më Republikën e Turqisë, kam qenë i fituar atje nga ministri i Mbrojtjes, ku kemi nënshkruar marrëveshjen, marrëveshje kjo e miratuar në Kuvendin e Kosovës por edhe në Turqi. Është marrëveshje e spektrit të gjerë që mbulon disa fusha dhe jep mundësi FSK-së që të zhvillohet edhe më tej”, tha Maqedonci.

“Po vazhdojmë të furnizohemi ushtarakisht nga Turqia, ku diku afër 7 milionë janë dhënë donacion nga kompania “Baykar”.

Kroacia, Italia, Gjermania janë disa nga vendet ku Kosova ka bërë blerje ushtarake, por Maqedonci shton se vendi është i hapur për blerje ushtarake edhe me vendet tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit