spot_img
Monday, March 17, 2025
spot_img

SHBA-ja deporton 200 anëtarë të bandës kriminale

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpërndarë në rrjetin social Truth një video të publikuar nga qeveria e El Salvadorit, e cila tregon deportimin e më shumë se 200 anëtarëve të dyshuar të bandës nga Venezuela ‘Tren de Aragua’ nga Shtetet e Bashkuara drejt El Salvadorit.

Klipi shfaq imazhe të burrave të arrestuar, të cilët Trump i ka cilësuar si “përbindësha”, me duar dhe këmbë të lidhura, duke u nxjerrë nga një aeroplan për t’u futur në autobusë nga policia.

Videoja gjithashtu tregon momentin kur ata transportohen në burg, në një kolonë të madhe autobusësh, të shoqëruar nga forcat e policisë dhe ushtrisë.

Në pamjet që pasojnë, të arrestuarit, të cilët mbanin uniforma të thjeshta, janë ulur në gjunjë dhe më pas vishen me uniforma të bardha, për t’u futur në qeli.

Ky operacion i deportimit të anëtarëve të Tren de Aragua, një bandë kriminale e cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja, është realizuar pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga Trump për të përdorur aktin e armiqve të huaj të vitit 1798.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit