Thursday, October 17, 2024
spot_img

SHBA dhe BE ‘alarmojnë’ Kosovën, Qeverisë i vjen thirrja e fundit!

Të mërkurën doli para gazetarëve.

E zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, foli edhe mbi ngjarjet e fundit në Kosovë.

Para gazetareve, Mattheë Miller, tha se Kosova po rrezikon përmes e veprimeve të njëanshme.

Këto deklarata Miller i bëri pas veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës në veriun e vendit.

“Ne besojmë se vënë në rrezik mundësitë që ne kemi ndihmuar Kosovës t’i krijojë. Nëse e shikoni që nga pavarësia e Kosovës, SHBA-ja fuqishëm ka mbështetur integrimin e tyre të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multientike, por për të realizuar këtë vizion që ne ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me udhëheqësit e njëpasnjëshëm të Kosovës në masat për të fuqizuar paqen dhe prosperitetin në vend, duke avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, tha Miller.

Një ditë më pas, deklaratën e Miller e ka shpërndarë edhe ambasada amerikane në Prishtinë.

E për Kosovën të enjten u fol edhe në foltoren e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, mund të ashpërsohen.

“Në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit. Atëbotë thamë që masat janë progresive, ato mund të ashpërsohen apo lehtësohen varësisht nga zhvillimi i situatës. Kjo pjesë prek pjesën e parë të pyetjes, se çfarë do të bëjmë [pas vendimeve të fundit të autoriteteve në Kosovë]. Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë akterët e BE-së”, tha Stano.

E reagimet e ndërkombëtarëve, si alarmante po i sheh Milazim Krasniqi.

Profesori universitar, thotë se ky është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës, të reflektoj mbi këto thirrje.

“Ky reagim tregon seriozitetin më të cilin do duhej të ballafaqohej Qeveria e Kosovës, sepse veprimet e njëanshme në Kosovë, në fakt paraqesin rrezim për eskalimin e situatës për shkak se për disa veprime të njëanshme Kosova është nën sanksione të BE-së, por, nëse vazhdon kështu, eskalimi mund të marrë drejtim të rrezikshëm”, u shpreh Krasniqi.

Vetëm brenda kësaj jave, përmes një aksioni policor u mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë në veriun e vendit.

E të enjten u testua edhe stabiliteti  i Urës së Ibrit, që ndanë Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit