Xherdan Shaqiri i është bashkuar në stërvitje ekipit Chicago Fire, kanë njoftuar të enjten mediumet amerikane.
Ai nuk do të paraqitet në ndeshjen ndaj Tolucas, të cilën Chicago e luan të premten në kuadër të Kupës së Ligës amerikane.
Te Chicago kanë mirëpritur rikthimin e kapitenit Shaqiri, ndërsa trajneri Frank Klopas shpreson që sa më shpejtë ta ketë në dispozicion.
Shaqiri u largua nga Chicago në qershor për t’iu bashkuar Zvicër në përgatitje për “Euro 2024”, ndërsa pas përfundimit të këtij turneu, ai njoftoi për largimin e tij nga kombëtarja zvicerane.
31-vjeçari ka kontratë me Chicagon deri në fund të këtij viti, ndërsa në janar nuk përjashtohet mundësia e kthimit të tij për të luajtur në Evropë.
Shaqiri është pjesë e ekipit amerikan prej shtatorit të vitit 2022, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Lyoni, Liverpooli, Stoke City, Interi, Bayerni e Baseli.