spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Shala thotë se ka marrë mesazhe kërcënuese e ofenduese, disa prej tyre i quan simpatike

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë anëtar i PSD-së, Azdren Shala, ka shkruar në lidhje me disa kërcënime e ofendime pas deklaratës së tij për kryeministrin Kurti, që sipas tij I ka thënë ‘’Mirë që vdiq Astriti se tash po rritemi’’.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk po merret me këto mesazhe ofenduese e kërcënuese duke theksuar se disa nga to I janë dukur më simpatike.

Reagimi i plotë i tij:

Keto dite me kam marre shume mesazhe te cilat permbajne kercenime e ofendime. Edhe mbeshtetja nuk ka mungue.

Nejse, nuk po merrem me to, por me simpatike me jane dukur ata qe jane perpjekur me tregue qe jam analfabet sa qe edhe emrim tim nuk di me shkure. Pra ne vend se me pas Asdren, une e kam Azdren.

Keta e meritojne nje saqrim te vogel, meqe jane simpatike.

Une kam lindur me 11 prill, ditelindja e shkrimtarit Asdreni. Xhaxhai im, Vedat Shala, si adhurues i letersise ma ka vene emrin e shkrimtarit.

Por, kur prinderit e mi me kane regjistrue, ai punetori i administrates ka qene analfabet edhe me ka regjistrue si Azdren. S e ka bo Z. Prinderit e paten lene, njejte edhe une nuk kam provue me nderrue kurre.

Pra, a po kuptoni ju simpatike? Ai nenpunesi ka qene analfabet sikur keta idollat e juaj, Xeni e Rroni, qe nuk e shkruajne gjysme shekulli, por e shkruajne gjysEm shekulli. Ai tipi e ka ngaterrue Z me S, keta tipat vec shkronjen E nuk kane dite kah me vu, a para a pas shkronjes M. 🤣

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit