Në studion e ‘Politikos’ është diskutuar vendimi i fundit i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur se ka nisur procesin drejt hapjes së një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë.
Azdren Shala nga PSD nuk ka kursyer kritikat për Qeverinë e Kosovës, duke thënë se këta nuk janë të luftës e as të paqes dhe se vendimet e tilla janë elektorale sa për konsum të brendshëm.
“Këta nuk janë as të paqes e as të luftës, ky është problemi”, ka thënë Shala.
Tutje, Shala nuk ka kursyer as ironitë drejtuar qeverisë Kurti.
“Këta e kanë lane ushtrinë pa bukë. Këta bukë s’po e ngijnë ushtrinë e po përgatiten për municione me i ba ballë Serbisë”, ka thënë Shala.