Friday, July 25, 2025
spot_img

Shala: Kurti, ideologjiksht është anti- amerikan me këtë edukohen në Vetëvendosje

Ish – anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Asdren Shala, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ideologji kundër Amerikës.

Ai ka thënë se kjo ideologji ka qenë edhe në Vetëvendosje.

Siç ka thënë Shala, tani anëtar i PSD-së, në Vetëvendosjes i edukojnë për anti- amerikanizëm.

“Kam qenë në Vetëvendosje, aty unë e di çfarë baze ideologjike u jepet. I edukojnë me anti-amerikanizëm, e di saktë këtë punë. Kurti është edhe kundër demokracisë”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se Kurti është i padëshiruar nga Amerika dhe se ajo nuk pritet në takime zyrtare.

Ndryshe, akuzat e Shalës se Kurti është kundër Amerikës, i kanë hedhur poshtë analistët në studioni, Tmorr Avdia, Visa Xani e Selam Shkodra.

Ata kanë thënë se ka mospajtime mes Kurtit dhe ShBA-së për disa vendime të Qeverisë por që nuk ka veprime kundër Amerikës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit