Blerim Shala, analist dhe dikur këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka shkruar një opinion, në të cilin ka intepretuar intervistën e fundit për REL-in të Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Shala ka shkruar se Lajçaku ka dërguar katër mesazhe.
“Një: Nuk do të ketë Marrëveshje të re. Parametrat kryesorë nuk do të ndryshojnë. Parimi bazë është Pacta sunt servanda – çka është dakorduar duhet të implementohet.
Dy: Shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë nuk janë gati për normalizim.
Tre: Ka rrezik të destabilizimit në gjithë Ballkanin Perëndimor, nëse palët nuk do të angazhohen në dialog dhe në zbatimin e Marrëveshjes.
Katër: Si do të përfundojë dialogu, apo, a duhet të përfshihet në këtë epilog edhe njohja reciproke (në mes të Kosovës dhe Serbisë), këtë duhet ta vendosin vetë palët e përfshira në këtë proces” – ka shkruar ai.